Murat Temizer
28 Dhjetor 2016•Përditësim: 28 Dhjetor 2016
VARSHAVË (AA) - Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka pezulluar vendimin e Komisionit Evropian për ti dhënë Gazpromit rus kapacitete shtesë në tubacionin e gazsjellësit Opal që kalon përmes Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kompania energjetike polake PGNIG, njoftoi të martën vonë se pezullimi i vendimit të mëhershëm i cili i lejonte Gazpromit të ketë qasje në 80-90 për qind të tubacionit të Opalit është miratuar më 23 dhjetor.
Kërkesa për pezullim është parashtruar nga PGNIG-ja polake më 4 dhjetor, ndërsa më vonë më 16 dhjetor edhe nga qeveria e Polonisë.
"Vendimi i KE-së për zgjerimin e qasjes së Gazprom në tubacionin Opal do të ketë ndikim serioz dhe negativ në sigurinë, stabilitetin dhe konkurrencën e furnizimeve të gazit në Poloni”, thuhej në arsyetimin e ankesës së parashtruar nga PGNIG.