Bekim Laci
09 Qershor 2016•Përditësim: 09 Qershor 2016
SOFJE (AA) - Përmirësimi i infrastrukturës së gazit dhe ndërtimi i gazsjellësve të rinj do ta bëjë Evropën dhe ekonominë e saj më të sigurtë. Kjo pikëpamje u theksua në Konferencën e 14-të vjetore për ndërlidhje infrastrukturore të gazit, që po mbahet në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë të Maqedonisë, numri një i këtij dikasteri Driton Kuqi, i cili kryeson delegacionin e Maqedonisë, tha se për Republikën e Maqedonisë çdo ndërlidhje e mundshme do të thotë përmirësim i standardit të jetesës së qytetarëve, duke pasur parasysh se gazi është karburanti më i lirë.
"Për Qeverinë e Maqedonisë, ndërtimi i sistemit kombëtar për transmetimin e gazit, nderlidhja e tij me sistemet rajonale të tubacionit, si dhe ndërtimi i sistemit të shpërndarjes së gazit natyror janë një nga prioritetet në fushën e ndërtimit të infrastrukturës së energjisë",ka thënë Kuqi, duke shtuar se Maqedonia është e përfshirë me projekte te veta në iniciativa për ndërlidhje gasi mes Evropës qendrore dhe juglindore (CESEC), e cila synon të nxisë diversifikimin e furnizimit me gaz natyror dhe siguri në furnizimit e rajonit duke avancuar infrastrukturën rajonale dhe duke përmirësuar integritetin në tregje,me çka edhe praktikisht do të sigurohet furnizim me sasinë e nevojshme të gazit natyror për të gjithë konsumatorët në Evropën Juglindore (CESEC) Qendrore përfshirë këtu edhe Republikën e Maqedonisë.
Ministri Kuqi theksoi se Republika e Maqedonisë, për të nxitur bashkëpunimin rajonal, ka dhënë mbështetje politike dhe është përfshirë në aktivitete që ndërlidhen me projektin e tubacionit Tesla, i cili fillon nga kufiri turk dhe ka një rrjedhë të dyanshme të gazit natyror që ka për qëllim të sjell gas nga drejtimi jug - veri dhe veri - jug, gjegjësisht do të sjellë gazin natyror nga rajoni i Kaspikut ndërsa gazin e lëngshëm natyror nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Algjeria dhe Lindja e Mesme dhe nga ana tjetër gaz natyror nga Deti i Zi.
Nënkryetari i Komisionit Evropian Marosh Shefçoviç tha se kjo konferencë është shumë e rëndësishme për shkak se Bashkimi Evropian është importuesi më i madh i gazit në botë dhe çdo tubacion i ri që i afrohet kufijve të BE-së do të thotë siguri më e madhe për Evropën dhe për klientët e saj.
Pjesa më e pasur me gaz në Evropë është pjesa jugore dhe juglindore e Evropës ka thënë Shefçoviç, duke shtuar se nga ky rajon aktualisht ndërtohen tre tubacione.
Bashkimi Evropian vetëm në periudhën nga 2015-2017 ka investuar rreth 315 miliardë euro për gazin.
Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov deklaroi se për të arritur lidhshmëri më të shpejtë infrastrukturore me rajonin duhet të punohet me seriozitet dhe kjo mund të arrihet vetëm me ndihmën e BE-së duke shtuar se Bullgaria ka përkrahje të madhe nga Brukseli për projekte të tilla kapitale.
Konferenca e 14-të vjetore e interkoneksionit me gaz e cila u organizua nga Bulgargasprom morën pjesë ministrat e Energjisë të Maqedonisë, Bullgarisë, Greqisë, Sllovakisë, Rumanisë dhe 300 anëtarë të delegacioneve nga vendet evropiane.