Gökhan Kurtaran
09 Qershor 2016•Përditësim: 10 Qershor 2016
LONDËR (AA) – Instituti për hulumtim socio-ekonomik (NIESR) paralajmëroi se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian mund të shkaktojë uljen e shtesave që ky shtet i ndan për banorët e rrezikuar social, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kumtesën me shkrim të organizatës londineze 'Think Tank' NIESR theksohet se dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja deri në vitin 2020 do të sjellë deri te ulja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për gjashtë përqind. Deficiti buxhetor i cili do të shfaqej në këtë periudhë në mënyrë më negative do të shprehej tek kategoria e rrezikuar sociale dhe të varfërit.
Nëse britanikët në referendumin e ardhshëm prononcohen për dalje nga BE-ja, për çka në opinion tashmë është emëruar si “Brexit”, familjet e varfra do të mund të goditen me uljen e shtesave sociale me nga 2.711 paundë (3.560 euro).
“Studimet tona kanë treguar se çmimin më të lartë të shpenzimeve të Brexit mund të paguajë popullata me të ardhura më të vogla. Nuk guxojmë të harrojmë se ulja e të ardhurave kombëtare do të sjellë edhe rritjen e taksave, e kjo sërish shprehet te të varfërit”, tha Angus Armstrong, ish-këshilltar në Ministrinë britanike të Financave, momentalisht hulumtues i NIESR.