Tuba Şahin
20 maj 2021•Përditësim: 20 maj 2021
Rritja ekonomike e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) është ngadalësuar në tremujorin e parë të 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).
Prodhimi i Brendshëm Bruto real (PBB) i zonës së OECD-së u rrit me 0.3 për qind në periudhën janar-mars të këtij viti, nga 1 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2020, njoftoi OECD-ja.
"Ky ngadalësim ka të bëjë pjesërisht me forcimin e masave të kufizimit ndaj COVID-19 në disa vende në fillim të vitit 2021", tha organizata.
Me shfaqjen e koronavirusit, PBB në OECD u tkurr me 1.9 për qind në të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.
Midis shtatë ekonomive kryesore, Gjermania, Britania e Madhe dhe Japonia regjistruan një rënie të ndjeshme prej 1.7 për qind, 1.5 për qind dhe 1.3 për qind.
PBB-ja e Italisë u tkurr në një masë më të vogël krahasuar me tremujorët e mëparshëm me 0.4 për qind në janar-mars.
Ekonomitë e Kanadasë dhe SHBA-së vazhduan të rriten në tremujorin e parë të këtij viti me 1.6 për qind në të dy vendet.
Në Eurozonën dhe Bashkimin Evropian, PBB-ja vazhdoi të tkurret në tremujorin e parë të vitit 2021, përkatësisht me 0.6 për qind dhe 0.4 për qind.
Eurozona përfaqëson 19 shtete anëtare të BE-së që përdorin monedhën e vetme euro ndërsa blloku përbëhet nga 27 vende anëtare.
Duke treguar shifrat përpara pandemisë (tremujori i fundit i vitit 2019), deklarata thekson se PBB-ja vazhdon të mbetet e ulët në zonën e OECD-së.