Gökhan Ergöçün
14 Shtator 2020•Përditësim: 14 Shtator 2020
Ekonomia turke regjistroi një rritje të ndjeshme të qarkullimit total në korrik me mbi 20 për qind në bazë vjetore, njoftoi autoriteti statistikor i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Indeksi i qarkullimit total, duke përfshirë industrinë, ndërtimin, tregtinë dhe sektorët e shërbimeve, u rrit me 20,2 për qind në bazë vjetore në korrik 2020", njoftoi Instituti Turk i Statistikave (TurkStat).
Indeksi shënoi ndryshime më të mëdha në sektorin e tregtisë, me 32,9 për qind në korrik krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, sipas shifrave zyrtare.
Sektori i industrisë regjistroi një rritje vjetore prej 20,2 për qind, ndërsa indekset e ndërtimit dhe shërbimeve u rritën me 14,9 për qind, përkatësisht 12,5 për qind.
Në bazë mujore, indeksi i qarkullimit total në bazë të sezonit dhe kalendarit u rrit 11,7 për qind në korrik.
Sipas TurkStat, qarkullimi është një tregues i rëndësishëm afatshkurtër që përdoret për të vlerësuar situatën ekonomike të vendit.
"Indekset e qarkullimit llogariten ashtu që të ndjekin ndryshimet e këtij koncepti i cili përbëhet nga shitjet e mallrave dhe shërbimeve të faturuara nga ndërmarrjet në muajin e referencës me kalimin e kohës, për të monitoruar zhvillimin në baza tremujore dhe vjetore", tha TurkStat.
Të gjitha ndërmarrjet që deklarojnë taksën e tyre të vlerës së shtuar në Administratën e të Ardhurave të vendit janë përfshirë në llogaritjen e indeksit të qarkullimit.