Bahattin Gönültaş,Fatih Erkan Doğan
29 Dhjetor 2016•Përditësim: 29 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) – Turqia do të rrisë pagën minimale për tetë për qind duke filluar nga janari i vitit 2017, me çka rroga më e ulët në vend do të jetë mbi 1.400 lira turke (397 dollarë), deklaroi të enjten ministri i Punës, Mehmet Muezzinoglu, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për mediat, ministri turk i Punës, Mehmet Muezzinoglu tha se rroga bruto përfshirë të dhënat për sigurim shëndetësor do të jetë 1.777 lira (502.6 dollarë).
Rroga e re e vendosur nga Komisioni për Rrogë Minimale i cili përbëhet nga zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të punëtorëve dhe punëdhënësve është shumë më e ulët nga kërkesat e përfaqësuesve të punëtorëve.
Vitin e kaluar rroga minimale shënoi një rritje prej rreth 30 për qind, duke mbërritur në shifrat 1300 lira ( 446 dollarë), në përputhje me zotimin e AK Partisë gjatë fushatës për zgjedhjet e 1 nëntorit për të rritur pagën minimale.