Murat Temizer
30 Dhjetor 2016•Përditësim: 31 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) – Gjiganti i naftës dhe gazit natyror, Shell, ka besim të plotë në potencialet që ka Turqia, ku kompania është aktive gati se një shekull, më konkretisht 93 vite, deklaroi kreu i Shell-it për Turqi, Ahmet Erdem në një intervistë për Anadolu Agency (AA).
Kreu i korporatës, përkujtoi se Shell ka një gamë të gjerë të bizneseve në Turqi duke filluar nga shitjet me pakicë deri te eksplorimi i petroelumit dhe gazit natyror bashkë me aktivitetet prodhuese dhe tregtisë me gaz dhe energji elektrike.
Erdem tha se kompania synon të shtoj rritjen e strategjisë në të gjitha bizneset në të ardhmen.
“Njëjtë si në vitin 2016, ne do të vazhdojmë investimet tona në vitin 2017-të me një perspektivë të orientuar drejt rritjes së qëndrueshme. Shell vepron në Turqi për 93 vite dhe ka një besom të plotë në potencialet që ka Turqia”, tha Erdem.
Sipas tij, në rajonin veri-perëndimor të Detit të Zi, Shell ka bashkëpunuar me kompaninë Turkish Petroleum duke bërë shpime për gjetje të reja.
Më 14 shkurt 2013, Shell dhe TP nënshkruan një marrëveshje të përbashkët për eksplorim në thellësi të Detit të Zi i cili u dëshmua si frytdhënës.