Agon Fehmiu
16 Tetor 2015•Përditësim: 17 Tetor 2015
PRISHTINË (AA) – Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), sot është bërë anëtare e 46-të dhe më e re e EUROCHAMBRES, Asociacionit më të madh evropian të Odave Ekonomike, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtarësimi i Kosovës në këtë institucion të rëndësishëm është bërë gjatë punimeve të sotme të Asamblesë së 118-të të EUROCHAMBRES, që po mbahet në Luksemburg, ka njoftuar Oda Ekonomike e Kosovës.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu thotë se ky anëtarësim që paraqet njohjen me të rëndësishme ndërkombëtare për komunitetin e biznesit dhe sektorin privat të Kosovës, vjen pas një angazhimi të gjatë dhe sfidues të drejtuesve të Odës Ekonomike të Kosovës, në bashkëpunim me Odat Ekonomike mike nga Gjermania, Turqia, Austria, Kroacia dhe shumë partnerë tjerë nga regjioni dhe Bashkimi Evropian, si dhe është rezultat edhe i dialogut dhe marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Ai thotë se anëtarësimi i OEK-ut në EUROCHAMBRES ka rëndësi shumë dimensionale.