Bekim Laci
04 Maj 2016•Përditësim: 05 Maj 2016
SHKUP (AA) – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri - Perëndimore (OEMVP) po merr pjesë në konferencën e shtatë të investimeve ndërkombëtare “Sarajevo Business Forum (SBF)” që po mbahet nën moton “Një rajon, një ekonomi”, transmeton Anadolu Agency (AA).
OEMVP-ja e përfaqësuar nga kryetari i saj Nebi Hoxha, gjatë kësaj konference do të shkëmbejë përvoja në fushën e bujqësisë, energjetikës, ndërtimtarisë, turizmit dhe arsimit, si dhe bashkëpunimit me Kinën dhe Dubain.
Siç thuhet në njoftim, pjesëmarrja e OEMVP-së në këtë event është e një rëndësie të veçantë, pasi siç thonë, bëhet fjalë për njërën nga gjarjet më të rëndësishme ekonomike në rajon me pjesëmarrje të udhëheqësve më eminent rajonal dhe botërorë nga Kina, Indonezia, SHBA-të, Malajzia, Arabisë Saudite, Turqia e të tjera, si dhe të biznesmenëve nga të gjitha vendet e botës, që mund të paraqesë një rast të jashtëzakonshëm për biznesin e Maqedonisë.