Abdulselam Durdak
30 tetor 2015•Përditësim: 30 tetor 2015
FRANKFURT (AA) - Papunësia në Eurozonë në muajin tetor u përcaktua 10,8 përqind, kjo normë është më e ulëta që nga muaji janar i vitit 2012, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të shpallura nga ana e zyrës së Statistikës së Europës (Eurostat), papunësia e rregulluar sezonale në Eurozonë me 19 anëtare është ulur prej 10,9 përqind në muajin gusht në 10,8 në muajin shtator. Kështu që papunësia në rajon u përcaktua në nivel më të ulët që nga muaji janar i vitit 2012. Pritjet për papunësinë e Eurozonës në treg ishte që të jetë 11 përqind.
Papunësia në Bashkimin Europian me 28 anëtarë është ulur prej 9,4 përqind në muajin gusht në 9,3 përqind në muajin shtator. Kjo normë është më e ulëta që nga muaji shtator i vitit 2009 në BE.
Papunësia në BE në muajin shtator ka qenë 22 milionë e 631 mijë, ku 17 milion e 322 mijë kanë qenë prej Eurozonës. Numri i të papunëve, në krahasim me muajin e kaluar në BE është ulur për 147 mijë, ndërsa në Eurozonë për 132 mijë. Në baza vjetore numri i të papunëve është ulur 1 milionë 832 mijë në BE, kurse në Eurozonë 1 milion 194 mijë.
- Papunësia më e ulët është në Gjermani-
Gjermania u bë vendi me papunësi më të ulët në BE për muajin shtator me 4,5 përqind. Gjermaninë e kanë ndjekur Çekia me 4,8 përqind, Malta me 5,1 përqind, dhe Anglia me 5,3 përqind (të dhënat e korrik 2015), ndërsa papunësia më e lartë është matur Greqia me 25 përqind (të dhënat e korrik 2015) dhe Spanjë 21,6 përqind.
Në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar norma e papunësisë në BE u ul në 23 shtete, u rrit në 4 shtete, ndërsa në Austri nuk pësoi ndryshime. Në baza vjetore ulje më të madhe të papunësisë ndodhi në Spanjë, Estoni, Bullgari dhe Sllovaki. Rritje në papunësi ndodhi në Finlandë, Francë, Romani dhe Belgjikë.
- Papunësia e të rinjve është në ulje-
Papunësia e të rinjve (nën 25 vjeç) në BE në muajin shtator u përcaktuar 4 milionë e 540 mijë, 3 milionë e 113 mijë nga këto janë në Eurozonë. Në krahasim me muajin shtator të vitit të kaluar numri i papunësuarve të rinj në BE u ul për 500 mijë, ndërsa në Eurozonë për 251 mijë.
Norma e papunësisë së të rinjve në BE në muajin shtator është matur 20,1 përqind, ndërsa në Eurozonë 22,1 përqind. Në periudhën e përmendur papunësia e të rinjve më e ulët është matur në Gjermani me 7 përqind, ndërsa më e larta me 48,6 përqind në Greqi (të dhënat e korrik 2015).