Ata Ufuk Şeker
10 Qershor 2022•Përditësim: 11 Qershor 2022
Policia ka kryer bastisje në zyrat e prodhuesit italian të çokollatës Ferrero në Belgjikë dhe Luksemburg në kuadër të hetimeve për salmonelën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave belge, ndaj kompanisë është kryer një operacion në kuadër të hetimeve për rastet e salmonelës në çokollata të prodhuara në fabrikën e Ferrero-s në Arlon.
Bastisjet u kryen në fabrikën e kompanisë në Arlon, në zyrën e saj në Bruksel dhe në selinë e kompanisë në Luksemburg.
Policia sekuestroi disa dokumente dhe kompjuterë në zyra për hetimin.
Hetimi do të përcaktojë nëse menaxhmenti i kompanisë Ferrero ka ndonjë përgjegjësi për përhapjen e salmonelës dhe nëse kompania ka shkelur rregullat e zinxhirit ushqimor.