Alma Arnautovic
28 Shtator 2015•Përditësim: 28 Shtator 2015
TUZLA (AA) - Bastisjet vijojnë në Ministrinë e Tregtisë, Transportit dhe Turizmit në Kantonin e Tuzlës (KT), të cilat kryhen nga pjesëtarët e Policisë Federale. Në operacionet e deritanishme është arrestuar deputeti kantonal, Mersed Sherifoviç, konfirmohet për Anadolu Agency (AA) nga Zyra e prokurorit kantonal të Tuzlës.
"Bëhet fjalë për rastin në të cilin Prokuroria jonë është duke e ndjekur për një kohë të gjatë dhe kjo është e gjitha që mund të them për momentin. Më shumë informacione do të kemi pas përfundimit të bastisjeve", tha Admir Arnautoviç, zëdhënës i Prokurorisë së Kantonit të Tuzlës.
Sipas informacioneve jozyrtare, bëhet fjalë për arrestime në lidhje me veprimtari të paligjshme gjatë dhënies së stimujve për prodhuesit bujqësorë, kurse përveç deputetit Sherifoviç, janë arrestuar edhe disa të tjerë.