Ekip
15 Qershor 2017•Përditësim: 16 Qershor 2017
MOSKË (AA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sot ka deklaruar se ekonomia e Rusisë ka kaluar recesionin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Putin në paraqitjen e tij televizive para popullit ka deklaruar "përfundimin e krizës", duke treguar për rritjen ekonomike të vendit në nëntë muajt e kaluar.
Ai gjithashtu theksoi inflacionin e ulët dhe rritjen e rezervave valutore.
Putin pranoi se ekonomia e Rusisë ende është e varur në eksportin e lëndëve të para, por theksoi se eksportet në sektorin e mallrave jo energjetik janë në rritje.
Rusia ka hyrë në recesion për shkak të ndikimit të kombinuar të sanksioneve perëndimore dhe rënies të çmimeve të naftës. Sanksionet ndaj Rusisë janë vendosur për shkak të aneksimit të saj të gadishullit të Krimesë dhe mbështetjes të rebelëve në lindje të Ukrainës.