Nazmi Abduramani
12 Prill 2016•Përditësim: 13 Prill 2016
SHKUP (AA) – Enti Shtetëror për Statistikë në Maqedoni doli me informacione se numri i turistëve në vend ka shënuar rritje këtë vit krahasuar me vitin e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i turistëve në muajin shkurt të vitit 2016 arrin në 32 mijë e 467, ndërsa numri i bujtjeve arrin në 72 mijë e 385.
Numri i turistëve në muajin shkurt të vitit 2016, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2015, është rritur për 9.2 përqind, ndërsa numri i bujtjeve është rritur për 16.2 përqind. Numri i turistëve vendas në muajin shkurt të vitit 2016, në krahasim me shkurtin e vitit 2015, është rritur për 17.6 përqind, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për 4.9 përqind.
Numri i bujtjeve të turistëve vendas në muajin shkurt të vitit 2016, në krahasim me muajin shkurt të vitit 2015, është rritur për 19.8 përqind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është rritur për 13.9 përqind.
Nga Enti për statistikë theksojnë se në periudhën janar-shkurt të vitit 2016, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar numri i turistëve është rritur për 12.9 përqind, tek turistët vendor ka rritje për 16 përqind, ndërsa tek të huaj rritje për 11 përqind.
Në periudhën janar-shkurt të vitit 2016, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i bujtjeve është rritur për 18.2 përqind edhe atë, tek turistët vendas ka rritje për 24.2 përqind, ndërsa tek të huajt rritje për 13.8 përqind.