Ali Cura
04 Korrik 2016•Përditësim: 04 Korrik 2016
KIEV (AA) – Mësohet se Rusia ka miratuar kufizime shtesë për kalimin mallrave të Ukrainës përmes territorit rus, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të Ministrisë për Zhvillim Ekonomik të Ukrainës thuhet se vendimi i kryetarit të shtetit të Federatës Ruse është publikuar ditën e djeshme.
Në deklaratë bëhet e ditur se janë miratuar kufizime shtesë për mallrat që vijnë nga Ukrainë për të bërë kalim transitor në Rusi.
Aty më tej thuhet se “Këto kufizime përkohësisht mund ta ndalin plotësisht kalimin e mallrave ukrainase që përmes tokave ruse synojnë Kazakistanin, Kirgistanin dhe shtetet e treta. Kufizimet aktuale të Rusisë përmbajnë diskriminim, janë jotransparente dhe të pavend dhe të njëjtat i shkelin rregullat e Organizatës Botërore e Tregtisë dhe detyrimet në kuadër të marrëveshjes për zonë të tregtisë së lirë.”