Aysu Biçer
18 Maj 2022•Përditësim: 18 Maj 2022
Huadhënësi më i madh rus, Sberbank, i cili është goditur rëndë nga sanksionet perëndimore, planifikon të largohet nga Bursa e Londrës pasi depozituesi ndërpreu kontratën me bankën, tha Sberbank në një deklaratë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Deklarata thoshte se ata kishin njoftuar Autoritetin e Administratës Financiare të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bursën e Londrës për qëllimin e tyre për të anuluar listimin e certifikatave të depozitave.
Poseduesit e certifikatave të depozitave të Sberbank mund t'i shkëmbejnë ato për aksionet e bankës deri më 16 qershor.
Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj shumë bankave ruse, përfshirë Sberbank, për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi në shkurt.