Gülşen Çağatay
30 Nëntor 2017•Përditësim: 30 Nëntor 2017
ANKARA (AA) - Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar Brent, të enjten tregtohet me 62.80 dollarë për fuçi, një ulje e çmimit në prag të takimit të sotëm të OPEC-ut në të cilin pjesëmarrësit do të diskutojnë mbi një vendim nëse do të vazhdojnë me kufizimin e prodhimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Vjena sot është nikoqire e takimit të 173-të (të rregullt) të OPEC-ut, njëherësh takimi i tretë i përbashkët ministror, mes shteteve të OPEC-ut dhe atyre që nuk janë pjesë e organizatës.
Në të njëjtën kohë, marka amerikane e naftës së papërpunuar West Texas Intermediate (WTI) tregtohet me 57.48 dollarë për fuçi, ndërkohë që mbrëmë Administrata për Informacion mbi Energjinë (EIA), tha se SHBA-të vazhduan të rrisin prodhimin e naftës së papërpunuar.
Prodhimi u rrit me 24 mijë fuçi në ditë, për të arritur në shifrat prej 9.68 milionë fuçi në ditë, që paraqet javën e gjashtë konsekutive të rritjes së prodhimit.