Malik Hasa
28 prill 2017•Përditësim: 28 prill 2017
TIRANË (AA) - Qendra e Eksporteve Shqiptare dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Donetskut, organizuan në Tiranë Forumin e Biznesit Shqipëri Ukrainë, nga ku dhomat e tregtisë së dy vendeve kërkuan arritjen e një marrëveshje për tregtinë e lirë mes Tiranës dhe Kievit, transmeton Anadolu Agemcy (AA).
Ky forum u organizua me mbështetjen e Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve dhe në një njoftim zyrtar nga Qendra e Eksporteve Shqiptare thuhet se qëllimi ishte nevoja e rritjes së bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Alban Zusi president i Qendrës së Eksporteve Shqiptare i cili hapi këtë forum tha se potencialet e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve janë shumë të mëdha.
“Produktet ukrainase janë prezent në tregun shqiptarë përmes personave të tretë po ashtu edhe ato shqiptare eksportohen në tregun e Ukrainës. Në këtë kontekst menduam të vëmë ballë përballë bizneset shqiptare me ato ukrainase me interesa të njëjta në eliminim e personave të tretë. Pas këtij forumi biznesi një përfaqësi i Qendrës së Eksporteve Shqiptare së bashku me përfaqësues të qeverisë së Ukrainës dhe asaj shqiptare do të bisedojmë me qëllim nisjen nga puna për të hedhur hapat e duhur drejt finalizimit në një të ardhme të shpejtë të një marrëveshje për tregtinë e lirë mes dy vende”, u shpreh Alban Zusi, thuhet në njoftim.
Ndërsa Alexey Perevezentsev, sekretar Shteti, në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë në qeverinë e Ukrainës tha në forum se qeveria e vendit të tij është shumë e interesuar për intensifikimin e marrëdhënieve tregtare me Shqipëri për ti çuar ato në po ato nivele bashkëpunimi me vendet e tjera të rajonit.