Tuba Onğun
24 Prill 2023•Përditësim: 24 Prill 2023
Kompania ajrore kombëtare Turkish Airlines sot ka shënuar një moment historik të fluturimit të pasagjerit të saj të një-miliardët, raporton Anadolu.
Transportuesi shpërbleu pasagjerin e një-miliardët, Mustafa Balcı, i cili po fluturonte nga Istanbuli për në provincën juglindore turke Adiyaman, me 1 milion milje bonus.
“Të jetoj këtë eksperiencë do të jetë një kujtim i paharrueshëm për mua”, tha Balcı.
Ahmet Bolat, kryetar i bordit dhe komitetit ekzekutiv të Turkish Airlines, tha: "Brendi ynë, i cili ka arritur në një miliard pasagjerë për 90 vjet, synon të transportojë pasagjerin e dy-miliardët në vitin 2031".
Milja bonus mund të përdoret për fluturime, hotele, makina me qira dhe pjesë të tjera të udhëtimit përmes Turkish Airlines.
Turkish Airlines aktualisht ka 413 avionë dhe fluturon në 342 destinacione, 289 ndërkombëtare dhe 53 vendase.