Erdoğan Çağatay Zontur
15 Tetor 2020•Përditësim: 15 Tetor 2020
Agjencia Hapësinore Turke (TUA) të mërkurën nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me agjencinë kombëtare hapësinore të Kazakistanit Kazcosmos mbi bashkëpunimin dypalësh në sektorin hapësinor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i TUA-s, Serdar Yıldırım dhe ministri i Zhvillimit Dixhital, Inovacionit dhe Industrisë Hapësinore, Bagdat Musin zhvilluan një takim në të cilin diskutuan për zhvillimin e industrive hapësinore të të dy vendeve dhe bashkëpunimin në këtë fushë.
"Kjo marrëveshje do të mundësojë bashkëpunim praktik midis institucioneve të hapësirës ajrore të dy vendeve dhe kompanive", tha Yıldırım gjatë ceremonisë së nënshkrimit.
Yıldırım dhe delegacioni i TUA-s gjithashtu vizituan Cosmodrome Baikonur në provincën Kyzylorda dhe vëzhguan nisjen e anijes kozmike Soyuz MS-17.