Hüseyin Erdoğan
28 Gusht 2016•Përditësim: 28 Gusht 2016
ANKARA (AA) - Konferenca ndërkombëtare e çarmatimit bërthamor, "Ndërtimi i një Bote të lirë pa armë bërthamore (Building a Nuclear-Weapon-Free World)" do të mbahet në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana më 29 gusht, në 25 vjetorin e mbylljes së zonës eksperimentale bërthamore Semipalatinsk, raporton Anadolu Agency (AA).
Konferenca do të hapet nga Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev, ndërsa të pranishëm do të jenë zyrtarë, ekspertë të çarmatimit dhe analistë politikë nga e gjithë bota.
Bashkëorganizatorë të konferencës janë Senati i Kazakistanit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe deputetët për mospërhapjen dhe çarmatimin e armëve bërthamore (PNND).
"Siguria pa armë bërthamore apo luftë: 'Manifesti Botëror për shekullin 21 (Manifest of The World for the 21st century'" dhe "Moslejimi Kombëtar dhe zonat e lira të armëve bërthamore. Gjeografia e një bote të qëndrueshme (National prohibition and Nuclear-weapons-free zones. Geography of a sustainable world", janë ndër temat e ngjarjes.
Më 29 gusht 1991, Presidenti Nazarbajev zyrtarisht mbylli zonën eksperimentale bërthamore Semipalatinsk (e njohur edhe si "Poligoni"), e cila ishte zona kryesor e testimit të armëve bërthamore të Bashkimit Sovjetik.