Hüseyin Erdoğan
30 Tetor 2015•Përditësim: 31 Tetor 2015
ANKARA (AA) - Turqia do të shpëtojë nga importi 5 miliardë kub metra gaz natyror me termocentralet e saj të reja energjetike, bëri të ditur ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Ali Riza Alaboyun, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai për AA tha se ministria është duke punuar për të ulur varësinë e vendit me importim.
Ai shtoi se “termocentralet të cilat janë bërë në këtë vend do të përdorin 80 përqind të produkteve vendore për të prodhuar energji, kjo na mundëson që të importojmë 5 miliardë kub metra gaz natyror më pak. Me fjalë tjera 10 përqind të importit të përgjithshëm të gazit natyror të vendit.
Sipas të dhënave, Turqia gjithnjë e më shumë është e varur nga importimi i gazit natyror dhe vendi mesatarisht blen afërsisht 50 miliardë metra kub gaz për çdo vit.
Ai u shpreh se është e rëndësishme për të diversifikuar burimet e prodhimit të energjisë në Turqi.