Tuba Şahin
17 Nëntor 2017•Përditësim: 17 Nëntor 2017
ABUJA, Nigeri (AA) – Forcimi i lidhjeve me grupin ekonomik D-8 dhe me Nigerinë është e një rëndësi jetike për Turqinë, deklaroi ministri turk për Shkencë, Industri dhe teknologji, Faruk Ozlu, raporton Anadolu Agency (AA).
"Turqia dhe Nigeria kanë një potencial të madh. Duhet të punojmë në drejtim të rritjes së vëllimit tregëtar”, tha Ozlu në një prononcim për AA në kryeqytetin e Nigerisë, Abuja.
Minstri më tej tha se këmbimi tregëtar në nëntë muajt e parë të vitit ka tejkaluar 820 milionë dollarë.
"Kjo shifër është shumë e ulët”, shtoi ai.
Sipas Insitutit për Statistika të Turqisë, eksporti i vendit në Nigeri gjatë vitit 2016 ka arritur shifrën prej 241.6 milionë dollarë, ndërsa importet rreth 158 milionë.
“Turqia mbetet e hapur për bashkëpunim në sektorët e shkencës, teknologjisë dhe industrisë”, deklaroi ministri turk.
Sipas tij, bizneset në Turqi janë të interesuara për aktivitetet e privatizimit në Nigeri si dhe për mundësitë e investimeve në industrinë e hekurit, çelikut dhe të mbrojtjes.
"Industria e automobilave është e zhvilluar mirë në Turqi, për çka industrialistët e këtij sektori do të mund të investojnë edhe në Nigeri", shtoi ai.
Ndryshe, Organizata D-8 për Bashkëpunim Ekonomik u themelua më 15 qershor të vitit 1997 me iniciativë të liderit të ndjerë turk, Necmettin Erbakan. Ajo kishte për qëllim zhvillimin e bashkëpunimit dhe pasurimin e marrëdhënieve ekonomike dhe sociale mes Turqisë, Iranit, Pakistanit, Bangladeshit, Malajzisë, Indonezisë, Egjiptit dhe Nigerisë.
Sot, D-8 ka një PBB të kombinuar prej 3,7 trilionë dollarësh dhe përfshin më shumë se një miliard njerëz, konkretisht rreth 15 për qind të popullsisë së botës.
Dy nga anëtarët e saj, Turqia dhe Indonezia, bëjnë pjesë në mesin e 20 ekonomive më të mëdha në botë.