Hüseyin Erdoğan,Zeynep Beyza Kılıç
05 Qershor 2016•Përditësim: 06 Qershor 2016
ANKARA (AA) - Të hënën fillon punimet konferenca ndërkombëtare dyditore e cila në Cape Town të Afrikës Jugore do të bëjë bashkë faktorët energjetik, raporton Anadolu Agency (AA).
Eventi në të cilin Anadolu Agency është partner global komunikimi do të ulë në një tryezë ministra, zyrtarë të lartë qeveritarë dhe drejtorë ekzekutiv nga sektori privat, kompanitë që janë të përfshirë në zinxhirin industrial të prodhimit si dhe në sferën e legjislacionit dhe financave.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi tu parashtrojnë pyetje ministrave të energjetikës dhe krerëve të kompanive private si dhe të zgjerojnë rrjetin e tyre me ekspert të industrisë.
Në eventin në fjalë do të mbahen tryeza diskutimesh mbi çështjet shumëdimensionale të cilat paraqesin një shqetësim për situatën energjetike në Afrikë.
Pikat në panel do të përfshijnë eksplorimin e naftës dhe gazit si mundësitë për investime, ambientin e tregut gjatë çmimeve të ulëta të naftës bashkë me politikat dhe ligjet për energjetikën.
Informacionet e Administratës për Informim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës flasin se "Afrika e Jugut ka një industri të madhe të energjisë-intensive të minierave të qymyrit. Vendi ka rezerva të kufizuara të naftës dhe të gazit natyror për çka përdor depozitat e qymyrit për të plotësuar shumicën e nevojave të saj energjetike, veçanërisht në sektorin e energjisë elektrike".