Ömer Kılıç
02 Shkurt 2017•Përditësim: 02 Shkurt 2017
JOHANNESBURG (AA) – Sipas informacioneve të mediave nga Republika e Afrikës së Jugut, 94 pacientë nga Departamenti i psikiatrisë kanë humbur jetën për shkak të kushteve të këqija për mjekim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pacientët nga Departamenti i psikiatrisë në klinikën në Johannesburg, për shkak të shpenzimeve të larta të mjekimit, u transferuan 27 qendra të shoqërive joqeveritare në vend.
Megithatë, prej 1.300 pacientëve të cilët u transferuan në qendrat e shoqatave joqeveritare, 94 prej tyre kanë humbur jetën për shkak të kushteve të këqija.
Ombudsmani Malegapuru Makgoba, që ndjek këtë rast i cili tërhoqi shkaktoi vëmendje të madhe në këtë vend, tha se me hetimin është konfirmuar se disa qendra në të cilat pacientët janë transferuar nuk kanë patur çertifikatat e nevojshme për punë. Ai shtoi se pacientët kanë vdekur për shkak të neglizhencës në qendrat e në fjalë.
Madje, u bë e ditur se nevojitet që pacientët tjerë të transferohen në spitalet tjera në të cilat ekzistojnë kushtet e nevojshme për ofrimin e shërbimeve mjekësore. Qedani Mahlangu nga Këshilli ekzekutiv i Ministrisë së Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje pas hetimit mbi këtë rast.