Dzihat Aliju
07 Gusht 2016•Përditësim: 08 Gusht 2016
SHKUP (AA) - Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, qytetarët e ndoqën nëpër lokale të ndryshme “Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve” që u organizua në Sheshin e Mitingjeve në Yenikapı të Stambollit në kujdesin e Presidencës së Turqisë dhe me mbështetjen e Prefekturës dhe Kryebashkisë së Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lokale të ndryshme në kryeqytetin e Maqedonisë, qytetarët ndoqën me interesim të madh mitingun në Yenikapı.
Nga ana tjetër, në qytetin perëndimor të Maqedonisë, Ohër, qytetarët organizuan tubim në shenjë reagimi ndaj tentativës për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO dhe në shenjë mbështetjeje për Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan.
Në tubimin e organizuar nga Unioni Turk i Organizatave të Shoqërisë Civile në Maqedoni (MATUSITEB), “Mitingu i Demokracisë dhe Dëshmorëve” në Yenikapı u ndoq drejtpërdrejt nga ekrani gjigand.
Në tubimin në Ohër morën pjesë Ambasadori i Turqisë në Shkup Ömür Şölendil, përfaqësues të organizatave turke në vend dhe shumë qytetarë.