Agon Fehmiu
27 Tetor 2015•Përditësim: 27 Tetor 2015
PRISHTINË (AA) - Ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka uruar Qeverinë e Kosovës për nënshkrimin e sotëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në Strasburg.
“Pasi që të miratohet nga Kuvendi dhe të zbatohet, MSA-ja do të ofrojë përfitime të prekshme për popullin e Kosovës. Ajo përfaqëson një përparim të vërtetë në integrimin e institucioneve evropiane dhe transatlantike”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Koosvës, raporton Anadolu Agency.