Sultan Çoğalan,Nazlı Yüzbaşıoğlu
17 Janar 2017•Përditësim: 18 Janar 2017
ANKARA (AA) - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në lidhje me bisedimet e Sirisë në Astana tha se janë në të njëjtin mendim me Rusinë sa i përket pjesëmarrjes së SHBA-ve në bisedime, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit të zhvilluar në kryesinë e Këshillit të Arsimit të Lartë, nga Kreu i Arsimit të Lartë Prof. Dr. Yekta Saraç me akademikët në fushën e marrrëdhënieve ndërkombëtare dhe shkencave politike të fakulteteve të shkencave politike, ekonomike dhe shkencave administrative nëpër universitetete.
Pasi ka rikujtuar se më 20 janar Trump dhe kabineti i tij do të marrin në dorëzim detyrat e tyre, Çavuşoğlu, tha se krahas ceremonisë së betimit do të zhvillohen një sërë aktitivitetesh dhe se për këtë është formuar një Komitet Organizativ.
Ndër të tjera Çavuşoğlu, ka vënë në dukje se nga komiteti kanë marrë një ftesë për pjesëmarrje.
"Pasi të mbërrijmë do të shohim se në cilën pjesë të ceremonisë do të marrim pjesë. Në takimet që do të marrim pjesë do të jenë të pranishëm edhe qeveria e re që do të marrë në dorëzim detyrën. Gjithashtu do të jetë i pranishëm edhe ekipi i afërt i presidentit të zgejdhur. Sigurisht që këtu do të kemi mundësinë për t'u takuar por nuk është e drejtë përballë qeverisë aktuale që të kryejmë takime dypalëshe për arsye se ende nuk e kanë marrë detyrën ku edhe qeveria aktuale këtë e preferon. Kemi marrë një ftesë dhe ne do të marrim pjesë ku gjithashtu do kemi mundësinë që të diskutojmë me bashkëbiseduesit që do të vijnë në detyrat e tyre se si do të veprojmë në proceset e ardhshme, çfarë do të kryejmë dhe si do ti realizojmë takimet", tha ai
Në lidhje nëse do të ftohen apo jo SHBA-të në bisedimet për Sirinë në Astana, ministri Çavuşoğlu tha se kanë dëshirë që këto bisedime të zhvillohen më 23 janar dhe duke vënë theksin se para kësaj date në Astana "do të takohen Turqia, Rusia dhe Irani".
Ndër të tjera pasi ka theksuar se me Rusinë vazhdojnë të punojnë mbi dokumentet në lidhje me sanksionet që do të vendosen ndaj atyre që shkelin armëpushimin në Siri, ministri Çavuşoğlu, tha se "Fatkeqësisht vërejmë se ende regjimi dhe disa grupe bëjnë shkelje. Madje, herë herë ka edhe sulme ajrore. Këtë ia kam rikujtuar në bisedëm time telefonike ditën e djeshme Lavrovit, ku i kam shprehur që të përmbushin detyrat e tyre si garantues. Të njëjtat gjëra i kemi shprehur kryesisht Rusisë që është garantuesi i marrëveshjes së nënshkruar nga regjimi si dhe po ashtu edhe Iranit. Edhe ne përmbushim ato angazhime që kemi duke bërë sugjerimet e nevojshme që opozitarët ti përmbahen armëpushimit"
“YPG assesi nuk do të jetë pjesë e bisedimeve në Astana”
Duke theksuar se janë duke i vazhduar punimet përgatitore për realizimin e bisedimeve në Astana, Çavuşoğlu tha:
“Mikpritës është Kazakistani. Duke qenë mikpritës, presidenti i Kazakistanit do t'u dërgojë ftesa të gjithë pjesëmarrësve. Megjithatë, ne jemi duke biseduar mes vete se çfarë ftesa do të jenë këto dhe kush do të ftohet. Ne jemi të një mendimi se SHBA-të duhet të marrin pjesë. Nuk ka asnjë problem me Rusinë për sa i përket kësaj. Aktualisht duket e qartë se pjesë do të marrin Kombet e Bashkuara (OKB), Turqia, Rusia, Irani dhe SHBA-të. Këtyre shteteve natyrisht do u dërgohet ftesë. Nga ana tjetër, YPG assesi nuk do të jetë pjesë e bisedimeve në Astana. Ne nuk mund të pranojmë që një organizatë terroriste të ulet në tryezën e bisedimeve, madje nuk e lejojmë këtë. Shteti ynë mik Rusia është në dijeni për shqetësimin në lidhje me këtë dhe nuk këmbëngulin për këtë".
Çavuşoğlu nënvizoi se nuk do të zhvillohen bisedime me organizatat terroriste. “Nuk është e mundur që brenda sistemit të marrin pjesë grupet që vazhdojnë terrorin. Përkundrazi, ne duhet t’i asgjësojmë grupet terroriste. Ngjashëm, DEASH-in dhe organizatat e tjera terroriste duhet t’i asgjësojmë", potencoi ai.
Duke folur edhe për sulmet terroriste në dy vitet e fundit në Turqi, Çavuşoğlu u shpreh: “E pamë se këta terroristë dhe kamikazët që kryejnë sulmet vijnë nga kampet e YPG-së në Siri. Sa u përket atyre që vijnë nga DEASH-i, e shohim se vende vende këta kanë bashkëpunim. Në koordinimin e të gjithë këtyre, shohim se gisht ka FETO. Për këtë arsye, lufta jonë kundër të gjitha këtyre organizatave terroriste do të vazhdojë deri në fund dhe një organizatë e tillë terroriste nuk mund të ulet në tryezë".
Çavuşoğlu bëri të ditur se zhvillimet në lidhje me kapjen dhe hetimin e terroristit i cili organizoi sulmin në klubin Reina natën e ndërrimit të motmoteve në Stamboll janë duke u analizuar në bashkëpunim midis Ministrisë së Brendshme, Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës dhe institucioneve relevante. Ministri Çavuşoğlu përgëzoi ministrin e Brendshëm Süleyman Soylu dhe inteligjencën për punimet e përpikta që u zhvilluan për kapjen e terroristit.