İlhan Toprak
17 Shkurt 2016•Përditësim: 17 Shkurt 2016
ANKARA (AA) - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka anuluar vizitën që do të kryente ditën e nesërme në Azerbajxhan, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës theksohet se Erdoğan, ka kryer një bisedë telefonike në orët e mbrëmjes me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ku i ka komunikuar se për shkak të shpërthimit në Ankara do jetë më e përshtatshme shtyrja e vizitës në një datë të ardhshme.
Ndër të tjera mësohet se takimi i V-të i Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Strategjik Turqi-Azerbajxhan i cili do të mbahej ditën e nesërme nën drejtimin e Erdoğan dhe Aliyev do të reakizohet në një datë tjetër.
- Aliyev shpreh ngushëllimet për sulmin-
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, gjatë bisedës duke shprehur keqardhjet e thella për shpërthimin në Ankara, ndër të tjera ka shprehur ngushëlluar për personat që kanë humbur jetën si dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.