Ruslan Rehimov
03 Tetor 2016•Përditësim: 03 Tetor 2016
BAKU (AA) - Ministri i Brendshëm iranian, Abdulrıza Rahmani Fazli, në kuadër të vizitës në Azerbajxhan u prit në një takim nga presidenti i vendit, İlham Aliyev, raporton Anadolu Agency (AA).
Aliyev në fjalën e tij në takimin ku ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm i Azerbajxhanit, Ramil Usubov, ka theksuar se marrëdhëniet mes vendit të tij dhe Iranit po zhvillohen me sukses në të gjitha fushat.
Duke vënë në dukje rëndësinë e takimeve mes liderëve të të dy vendeve, Aliyev ka shprehur kënaqësinë për vizitën e kryer në muajin gusht të presidentit iranian Hasan Ruhani në Azerbajxhan dhe së fundmi për vizitën e tij të kryer në Iran.
Ndër të tjera pasi ka theksuar se marrëdhëniet mes Azerbajxhanit dhe Iranit duhet të ngrihen në nivelin më të lartë, Aliyev ka vënë në dukje rëndësinë për zhvillimin kryesisht të marrëdhënieve mes dy ministrive të brendshme. Më tej Aliyev ka shtuar se shpreson që vizita e Fazli do të ofrojë kontribute për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në këtë fushë.
Ndërsa Fazli tha se "Ruhani ka dhënë udhëzimet që të tregohen të gjitha përpjekjet për të zhvilluar dhe për të përparuar edhe më tej marrëdhëniet sipas marrëveshjeve të arritura mes dy palëve. Ruhani gjithashtu shpreson se këto punë do të vihen në zbatim me sukses."
Ndër të tjera ministri Fazli ka theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve është zhvilluar me sukses në vitet e fundit dhe se kanë patur rezultate të mira.