Sarp Özer
02 Prill 2016•Përditësim: 02 Prill 2016
WASHINGTON (AA) - Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka përcjellë ngushëllime presidentit të Azerbejxhanit Ilham Aliyev për ushtarët e Azerbejxhanit të cilët kanë rënë dëshmorë në përleshjet në linjën kufitare me Armeninë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga burimet presindenciale mësohet se presidenti Erdogan i cili ndodhet në Washington ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin Aliyev.