Mehmet Tosun
24 Janar 2018•Përditësim: 24 Janar 2018
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se operacioni "Dega e Ullirit" në Afrin të Sirisë do të vazhdojë deri në neutralizimin e terroristit të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
"Ky operacion do të vazhdojë deri në neutralizimin e terroristit të fundit të organizatës terroriste e cila është pajisur me 5 mijë kamionë dhe 2 mijë avionë me armë. Si detyrë e marrëdhënies një mijë vjeçare fqinjësore dhe vëllazërore e kemi për detyrë që ta pastrojmë rajonin nga të gjitha organizatat terroriste pavarësisht emrit që ata kanë, DEASH apo PKK", tha Erdoğan.
Presidenti turk më tej tha se "Sigurisht që është e rëndishme siguria jonë kombëtare, siguria përtej kufijve që kërcënon jetën dhe pronën e qytetarëve tanë. Por, ne e shohim po aq të rëndësishme edhe sigurinë, qetësinë, mirëqenien dhe të ardhmen e vëllezërve tanë arabë, tukmenë dhe kurdë në Siri", theksoi Erdoğan në një takim të zhvilluar në rezidencën presidneciale në Ankara me krerët lokalë të ardhur nga qytete të ndryshme të Turqisë.
"Ne nuk i kushtojmë rëndësi se çfarë thonë të tjerët, ne shohim se çfarë thotë populli ynë. Menjëherë pas fillimit të operacionit 'Dega e Ullirit' kanë nisur edhe fushatat propagandistike për njollosje. Por, siç e dini të njëjtën gjë kanë bërë edhe në operacionin 'Mburoja Eufratit' ku ne neutralizuam mbi 3 mijë anëtarë të DEASH-it dhe qindra të PYD/PKK-së. Ne nuk u mjaftuam vetëm me pastrimin e terroristëve por u interesuam edhe me shërbime të tjera si në infrasturkturë, shëndetësi dhe arsim për vëllezërit tanë në Er Ray, Jarabulus, El Bab ku afërsisht 100 mijë njerëz u kthyen në këto territore. Me të vërtetë nuk i shohin këto gjëra ata që sulmojnë Sirinë, ata që u japin mbështetje organizatave terroriste", tha Erdoğan.
Ai tha se edhe në Afrin e njëjta gjë do të ndodhë. Erdoğan tha se "Fillimisht do t'i çrrënjosim terroristët dhe më pas do t'i përshtatim për jetesë ato territore. Për kë? Sigurisht për 3.5 milionë sirianë që ne i kemi strehuar".
Presidenti Erdoğan theksoi se bashkë me DEASH-in sot po luftojnë hapur dhe qartë kundër Turqisë ata të cilët kërkonin që me arsye të DEASH-it të përfshinin Afrinin në korridorin e terrorizmit.
"Organizata separatiste gjoja liroi anëtarët e DEASH-it që gjendeshin në burgje për të luftuar së bashku kundër nesh. Sepse ata nuk janë ndryshe nga njëri tjetri, janë njëlloj si DEASH si PYD si YPG dhe DHKPC. Që të gjithë janë terroristë. DEASH, PYD, YPG janë si dy anët e një medalioni. Janë organizata terroriste që i shërbejnë të njëjtit qëllim, që kanë marrë përsipër role të ndryshme në të njëjtin skenar. Ata që mbajnë në duar fijet e këtyre organizatave kur kanë interes lëshojnë njërin, kur i nevojitet lëshojnë tjetrin", tha Erdoğan.