Addis Getachew Tadesse
06 Shtator 2018•Përditësim: 07 Shtator 2018
ADDIS ABABA(AA) – Etiopia pas një pauze 20-vjeçare sot hapi ambasadën e saj në kryeqytetin e Eritresë, Asmara, raporton Aandolu Agency (AA).
Rihapja u ndoq nga kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, presidenti i Eritresë Isaias Afeworki dhe zyrtarë të lartë të të dy vendeve.
Etiopia në korrik emëroi Redwan Hussein ambasador të saj në Eritrea.
Eritrea hapi ambasadën e saj në Addis Ababa nga mesi i korrikut.
Të dy vendet i dhanë fund tensioneve prej dy dekadash në një kthesë dramatike të ngjarjeve pasi Ahmed shtroi një degë të ullirit tek presidenti eritrean në fjalimin e tij inaugurues në prill.
Të dy liderët u takuan në korrik duke u zotuar për të rivendosur marrëdhëniet.
Eritrea u nda nga Etiopia në vitin 1993.
Nga viti 1998 deri në vitin 2000, të dy vendet zhvilluan një luftë të përgjakshme në të cilën rreth 70,000 njerëz humbën jetën nga të dy anët.