Hanife Sevinç,Emrah Güney
23 Maj 2016•Përditësim: 23 Maj 2016
STAMBOLL (AA) - Ka filluar në Turqi Samiti Botëror Humanitar i cili mbahet nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, raporton Anadolu Agency (AA).
Për të marrë pjesë në samitin ku do të diskutohet sistemi global i ndihmave humanitare krahas Presidentit Recep Tayyip Erdoğan kanë mbërritur në Qendrën e Kongreseve në Stamboll edhe afërsisht 60 krerë të shteteve dhe qeverive nga e mbarë bota.
Liderët e vendeve të tjera dhe Presidenti Erdoğan janë takuar në sesionin e mëngjesit i cili është edhe programi i parë i Samitit.
Pas sesionit që do të mbahet me dyer të mbyllura për mediat Erdoğan me liderët e ftuar dhe përfaqësuesit e qeverive do të realizojnë një foto familjare, ndërsa më pas do të mbahet sesioni i hapjes ku edhe Erdoğan do të mbajë një fjalim.
Planifikohet që pjesa e ditës së sotme e samitit të përfundojë me darkën që Presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të japë këtë mbrëmje për nder të krerëve të delegacioneve.