Betül Yürük
24 Maj 2016•Përditësim: 24 Maj 2016
STAMBOLL (AA) - Jan Egeland, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Norvegjez për Refugjatë dhe Staffan de Mistura, Këshilltari i Përfaqësuesit special të OKB-së për Sirinë i cili drejton takimet e Grupit Ndërkombëtar për Mbështetje të Sirisë (ISSG) në Gjenevë theksoi se organizatat e ndihmave humanitare janë të gatshme të bisedojnë me të gjithë duke përfshirë edhe DAESH-in nëse bëhet fjalë për ndihmë ndaj njerëzve në rajonet e konfliktit, raporton Anadolu Agency (AA).
Egeland në ditën e dytë të Samitit humanitar Botëror i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ku pasi ka vënë në dukje se organizatat e ndihmave humanitare kanë nevojë për mbështetje financiare ai ka theksuar se megjithatë, fokusi i samitit duhet të jenë miliona njerëz në rajonet e krizës ndaj të cilëve nuk mund të mbërrijnë ndihmat.
Duke tërhequr vëmendjen se grupet e armatosura pengojnë dërgimin e ndihmave humanitare dhe se palët në mënyrë sistematike kryejnë shkelje të të drejtave Ndërkombëtare të njeriut, Egeland është shprehur se edhe në Siri regjimi nuk lejon hyrjen e ndihmave humanitare dhe se situata humanitare është katastrofike.
- "Jemi të gatshëm të bisedojmë me DAESH-in"