Meltem Bulur
23 Maj 2016•Përditësim: 23 Maj 2016
STAMBOLL (AA) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një fjalim e mbajtur në Samitin Humanitar Botëror që zhvillohet në Stamboll, u shpreh se duhet të ketë përqendrim në të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe çështjet që janë në përputhje me këtë, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke vënë në dukje se kanë vërejtur se kjo e drejtë është shkelur në mënyrë shumë serioze në Siri dhe në vende të tjera, Merkel ka theksuar se vazhdimisht po kryhen sulme ndaj spitaleve vendeve të cilat njerëzit kanë më shumë nevojë.
Ndër të tjera ajo ka vënë në dukje se është e nevojshme të mundësohet dërgimi i ndihmave humanitare në vendet që kanë emergjencë dhe se për këtë duhet bashkëpunim.