Admir Fazlagikj
15 Maj 2016•Përditësim: 15 Maj 2016
SHKUP (АА) - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme unanimisht ka vendosur që lista e kandidatëve të VMRO-DPMNE-së dhe 21 partnerët e koalicionit të marrin numrin rendor 1 në listat zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat janë planifikuar të mbahen më 5 qershor, konfirmoi për Anadolu Agency (AA ) anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi.
"Lista e vetme e konfirmuar nga KSHZ-ja është ajo e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, ndërsa listat e kandidatëve të 'Lëvizjes Popullore për Maqedoninë' (LPM) janë hedhur poshtë për shkak të parregullsive, kurse Partia Social Demokratike e Maqedonisë (PSDM) listat e veta i tërhoqi para se të shqyrtohen", tha Subhi Jakupi në një intervistë për AA.
Sipas KSHZ-së, është i pabazë edhe shorti për përcaktimin e lokacioneve për reklamim politik për billborde dhe postera, pas së cilës të gjithë anëtarët e KSHZ-së kanë votuar për, apo konfirmuan se nuk do të ketë short.
Jakupi deklaron se "në seancën e sotme në pikën të ndryshme ishte ngritur nisma për diskutimin ku duhej të diskutohet edhe në ditët në vazhdim në lidhje me kushtetutshmërinë dhe ligjet e pluralizmit politik që zgjedhjet të mbahen vetëm me një listë, që është e pranueshme dhe se do të rishikohet".
Ai tha se ende është e paqartë nëse do të mbahen zgjedhjet më 5 qershor, për çka më tutje do të duhet të thirret Parlamenti i Republikës së Maqedonisë.
Lista të kandidatëve në KSHZ nuk kanë dorëzuar partia opozitare Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), as partneri i koalicionit Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), të cilat janë tre nga katër partitë më të mëdha politike në vend.