Bekim Laci
17 Dhjetor 2015•Përditësim: 18 Dhjetor 2015
SHKUP (AA) - Anëtarët e rinj të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) dhe ata të rizgjedhurit, sot dhanë betimin solemn në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Nëntë anëtarët e KSHZ-së, përfshirë kryetarin dhe nënkryetarin, para kryeparlamentarit Trajko Veljanovski u betuan se do të kryejnë detyrat me përgjegjësi të plotë duke kushtetutën e vendit.
Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve i cili u dakordua në takimin e katër liderëve politik të vendit dhe me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtarë ndërsa i votuar në Parlament, për kryetar ka Aleksandar Çiçakovskin ndërsa nënkryetar Rexhep Prekopucën.
Që të dy janë nga radhët e ekspertëve.
Anëtarët tjerë të Komisionit janë Atanas Urumov, poashtu nga radhët e ekspertëve, dhe Silvana Boneva dhe Sasho Sërcev me propozim të partisë në pushtet VMRO-DPMNE-së, Violeta Duma dhe Igor Milev me propozim të LSDM-see opozitare, Subhi Jakupi nga partia në pushtet BDI, dhe Bedredin Ibraimi me propozim të PDSH-së opozitare.
Ndryshimet në KSHZ janë si rezultat i marrëveshjes politike të “Përzhinës” mes katër partive më të mëdha politike në vend, ndërsa përbërja e re ka për detyrë të zbatojë pastrimin e listave zgjedhore.