Sorwar Alam
01 mars 2018•Përditësim: 02 mars 2018
ANKARA (AA) - Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet) do të dërgojë 81 bamirës nga 81 provinca të Turqisë për shpërndarjen e ndihmave humanitare për civilët në Siri.
Duke folur për Anadolu Agency (AA), nënkryetari i bordit të administratorëve të fondacionit, Ilyas Serenli, tha se ekziston dallim në mes të ndihmës së të tjerëve pa vështrimin e skenave dhe dhënies së ndihmave për njerëzit pasi të shihet gjendj reale në terren.
"Ne duam që njerëzit të shohin mjedisin atje", tha Serenli, ndërsa shpjegoi motivimin për dërgimin e bamirësve në Siri.
Deri më tani, fondacioni i Dijanetit ka siguruar mbi 51 milionë dollarë në ndihma që nga fillimi i luftës civile siriane në vitin 2011, tregon Serenli.
Aktivitetet e fondacionit në Siri kanë funksionuar përmes qendrave koordinuese në qytetet Idlib, Azez dhe Al-Bab në pjesën veriperëndimore të vendit, tha ai.
Serenli tha se ndihma humanitare për Afrinin do të fillojë pasi rajoni të pastrohet nga terroristët.
Turqia më 20 janar filloi një operacionin antiterrorist "Dega e Ullirit" në rajonin veriperëndimor sirian Afrin për pastrimin e tij nga terroristët e PKK/PYD/YPG-DEASH-it.
Serenli tha se populli turk gjithmonë ka dashur të dërgojë ndihma në Siri.
"Tani ne do të dërgojmë 81 bamirës në Siri. Kishim planifikuar t'i dërgonim ata në Siri në shkurt por nuk mund ta realizonim këtë për shkak të operacionit antiterrorist në Afrin", tha ai.

"Ne do ta zbatojmë këtë projekt pasi në rajon të mbizotërojë paqja" shtoi Serenli.
Ai tha se fondacioni ka nisur disa fushata për tubimin e ndihmave në Turqi për sirianët dhe ka ofruar shërbime fetare, arsim, ndërtim dhe restaurim së bashku me ndihmat humanitare elementare.
Në bashkëpunim me Ministrinë turke të Arsimit, fondacioni ka dhënë gjithashtu mbështetje edukative për fëmijët e 13.000 familjeve refugjate siriane që jetojnë në provincat e Ankarasë, Gaziantepit dhe Şanlıurfas, shtoi ai.
Gjithsej 110 xhami në Al-Bab, Azez, të pastruara nga terroristët gjatë operacionit "Mburoja e Eufratit", dhe në Idlib janë riparuar nga fondacioni bamirës i Turqisë, tha Serenli.
Po ashtu, Serenli tha se fondacioni ka dërguar 1.640 kamionë me ndihma humanitare në Halep gjatë fushatës "Mos e lini njerëzimin të vdesë në Halep" në fund të vitit 2016, për të mbështetur civilët e bllokuar në qytetin verior sirian.
Ai tha se mbështetja nën fushatën është duke vazhduar.
"Për shembull, ne kemi dërguar dhe vazhdojmë të dërgojmë çdo muaj dhjetë kamionë me ndihma humanitare nga provinca turke e Kayseri", shtoi Serenli.
Ndihmat ushqimore
Si pjesë e mbështetjes së përditshme ushqimore për sirianët, fondacioni gjithashtu shpërndan 220.000 bukë dhe ushqime të nxehta për 15.000 njerëz çdo ditë.
Serenli thotë se gjithashtu kanë nisur disa projekte të qëndrueshme në vend për të normalizuar jetën e përditshme.
Sipas tij, shpërndarja e ushqimeve të nxehta dhe bukës, krijimi i tendave dhe puseve të ujit, furnizimi me ushqim dhe veshmbathje për viktimat e luftës siriane janë ndër prioritetet më të mëdha të përpjekjeve të fondacionit në vend.
Fondacioni ka ngritur 1.316 tenda në 24 lokacione në zonat e deeskalimit në Hama dhe Idlib për të ofruar strehim për njerëzit që u arratisën nga bombardimet.
"Gjithsej 7.500 familje jetojnë atje. Ne sigurojmë të gjitha llojet e nevojave elementare atje", tha ai.
Ai gjithashtu shpërndan patate nga provinca e Nevsehirit të Turqisë dhe molla nga provinca Kayseri në mesin e 4.500 familjeve në rajonin e Azezit.
Krahas kësaj, fondacioni ofron paga për 1.326 zyrtarë fetarë të emëruar në xhami në rajon, ndërsa ka caktuar pesë myfti në Siri, shtoi ai.