Enes Kaplan
30 Janar 2017•Përditësim: 30 Janar 2017
ANKARA (AA) - Në ditën e 160-të të operacionit "Mburoja e Eufratit" i cili po vazhdon kundër objektivave terroriste në veri të Sirisë, Forcat e Armatosura Turke kanë neutralizuar 23 terroristë të DEASH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga Shtatmadhoria e Turqisë, ende është duke vazhduar operacioni i nisur më 24 gusht të vitit 2016 në veri të Sirisë i cili synon mënjanimin e rrezikut të kanosur nga organizatat terroriste me në krye DEASH-in, rritjen e sigurisë kufitare dhe mbështetjen ndaj forcave të koalicionit.
Në ditën e 160-të të operacionit, nën ofensivë janë marrë 184 objektiva të organizatës terroriste DEASH.
Komanda e Forcave Ajrore ka shënjestruar objektivat e detektuara të DEASH-it në rajonet El Bab, Bzagah dhe Tadi. Në operacionin ajror të organizuar ndaj 23 objektivave të DEASH-it janë asgjësuar 20 ndërtesa të përdorura si strehimore, një depo armësh dhe dy pozicione mbrojtëse.
Në kuadër të operacionit, brenda ditës janë neutralizuar 20 pjësëtarë të organizatës terroriste DEASH.
Nga ana tjetër, ekipet e detektimit dhe asgjësimit të mjeteve shpërthyese, të cilët ofrojnë mbështetje për opozitarët, kanë detonuar 76 bomba artizanale. Që nga dita e fillimit të operacionit deri më tani janë neutralizuar 3.507 mjete shpërthyese, pjesa më e madhe e të cilave në formë kurthi, dhe 55 mina.
Po ashtu, në dy operacione ajrore nga njësitet ajrore të forcave të koalicionit në El-Bab dhe Bzagah ndaj objektivave të DEASH-it është neutralizuar një automjet me armë të montuar që përdorej nga pjesëtarët e organizatës terroriste.
Bëhet e ditur që Forcat e Armatosura Turke kanë treguar kujdesin maksimal me qëllim që të mos pësojë dëme popullata civile që jeton në rajon.