İsmail Özdemir
30 Janar 2017•Përditësim: 31 Janar 2017
STAMBOLL (AA) - Fondacioni Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH), gjatë vitit të kaluar ka vënë në shërbim të komunitetit në vendet aziatike si Bangladesh, Indonezi, Nepal dhe Patani, 9 projekte të përhershme si, xhami, jetimore, qendër kulturore, etj, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga ky fondacion thuhet se puna për ndërtimin e projekteve të qëndrueshme të IHH në të gjithë botën vazhdon pa ndërprerje. Me ndihmën e kontribuuesve të kësaj shoqate gjatë vitit të kaluar në Azinë Jugore kanë përfunduar 9 projekte të qëndrueshme të cilat janë vënë në shërbim të muslimanëve atje.
IHH ka ndërtuar 3 jetimore dhe dy xhami ne Bangladesh, dy xhami në Indonezi, një qendër kulturore në Nepal dhe një jetimore ne Patani.
Ndërsa në vijim të deklaratës koordinatori i Azisë Jugore për IHH, Münevver Hüseyin tha: "Krahas ndihmave të vazhdueshme në këto vende, muslimanët kanë nevojë edhe për vepra të cilat do t'ju shërbejnë atyre për një kohë të gjatë. Ajo që kërkohet më shumë nga ne kur shkojmë në këto zona janë veprat afatgjata. Me anë të projekteve të ndryshme si, jetimore, shkolla, xhami dhe qendra kulturore, ne mundohemi ti vijmë në ndihmë vëllezërve tanë në atë rajon."
Në deklaratë është vënë në dukje se Fondacioni IHH shpërndan në mënyrë të vazhdueshme ndihma si, kurbane, ndihma humanitare imediate, ushqime, ndihma kancelarie, produkte për pastrim, etj. Në këtë kuadër gjatë vitit të shkuar Fondacioni IHH ka dërguar ndihma për 939.754 persona në 16 vende të Azisë.