Halil Demir,Yakup Çabuk
15 Qershor 2016•Përditësim: 16 Qershor 2016
STAMBOLL (AA) - Ndërroi jetë në spital polici i cili u plagos në sulmin e armatosur ndaj patrullës policore në lagjen Arnavutkoy të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve mësohet se ka patur të shtëna mes policisë dhe sulmueseve kur patrulla e policisë në afërsi të parkut R. Muhtar Ahmet Ensar Parki në Arnavutkoy, ishte vënë në kërkim të një personi me dosje kriminale.
Gjatë të shtënave mes policisë dhe sulmuesve në një banesë një katëshe të rrethuar nga policia vritet personi Seyfettin G. (44) i kërkuar për trafikim të drogës dhe plagosje.
Ndërsa polici Ayhan Olçer, i plagosur në sulm ka ndërruar jetë pas hyrjes në operacion në sptalin ku u dërgua për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Ndërsa bëhet e ditur se vazhdon trajtimi mjekësor i Aykut Korkmaz, drejtorit të rajonit të policisë në Arnavutkoy i cili u plagos nga të shtënat pas sulmit.
Gjithashtu vazhdojnë inspektimet e policisë në rajon.