Fatjon Cuka
04 tetor 2016•Përditësim: 04 tetor 2016
TIRANË (AA) - Forcat e Policisë së Tiranës gjatë një operacioni antidrogë kanë arrestuar sot në flagrancë tre shtetas dhe sekuestruar rreth 660 gramë lënde narkotike e llojit kokainë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës thuhet se gjatë operacionit antidrogë të koduar me emrin "Telefonata e fundit ", janë arrestuar shtetasit S.Geci, 22 vjeç, E. Dodaj, 19 vjeç dhe P. Teska, 20 vjeç.
"Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pas informacioneve që disponoheshin nga specialistët e narkotikëve dhe mbajtjes nën vëzhgim prej disa ditësh të aktivitetit të tyre", thuhet në njoftim.
Materialet hetimore për veprime të mëtejshme i'u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".