Sarp Özer
09 Tetor 2016•Përditësim: 10 Tetor 2016
АNKARA (AA) - Në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit" në veri të Sirisë gjatë ditës së djeshme janë goditur 102 objektiva të DAESH-it të cilat u shkatërruan me 416 të shtëna të kryera me obusë, tanke, mortaja si dhe me armë të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së Forcave turke të sigurisë operacioni "Mburoja e Eufratit" është me qëllim të eliminimit të rrezikut nga organizatat terroriste, ngritjen e nivelit të sigurisë kufitare dhe dhënies së ndihmës së forcave të koalcionit.
Në ditën e 47-të të operacionit "Mburoja e Eufratit", Forcat e Njësisë Speciale të përbëra nga elemente opozitare kanë kryer sulme të ndryshme ndaj objektivave në linjën Azez-Rai.
Organizata teroriste DAESH u përpoq të depërtojë në rajonet Aktarin dhe Turkmen Bari të cilat gjenden nën kontrollin e forcave opozitare.
Në përleshjet ndërmjet Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) dhe organizatës terrorise janë vrarë 14 pjesëtarë të organizatës terroriste. Në ndërkohë gjatë përleshjeve të djeshme dy pjesëtarë të forcave opozitare ranë dëshmorë, kurse 19 të tjerë u plagosën.
Gjatë operacionit janë sulmuar 102 objektiva të DAESH-it të cilat më parë janë identifikuar nëpërmjet vëzhgimit dhe zbulimit. Poashtu në neutralizmin e caqeve të zbuluara ka ndihmuar edhe ULS-ja.
- Sulmet ajrore të avionëve
Avionët ushtarakë të Forcave ajrore të Turqisë kanë hedhur 4 bomba në 4 pika në Duvaybik dhe Aktarin. Në kuadër të këtij operacioni ajror janë shkatërruar 4 ndërtesa të cilat terroristët i kanë përdorur për strehim.
Ndërkohë, forcat e koalicionit kanë realizuar 10 operacione kundër objektivave të përcaktuara në Aktarin, Turkmen Bari dhe në Hazvan. Avionët ushtarakë neutralizuan 17 terroristë, ndërsa kanë shkatërruar një automjet dhe 3 ndërtesa.
Forcat opozitare der më tani arritën të marrën nën kontroll rreth 1.010 kilometra katrorë. Brenda 47 ditëve prej kur ka filluar ky operacion janë neutralizuar 28 mina dhe 1.023 granata dore.