Şükri Hüseyin,Meryem Kasım
26 Mars 2016•Përditësim: 26 Mars 2016
ADEN (AA) – Në sulmet vetëvrasëse në bazat ushtarake dhe të sigurisë në Aden, në jug të Jemenit, mbetën të vrarë 22 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç pohojnë dëshmitarët okularë, në sulmin vetëvrasës në qendrën e forcave të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, në vendin el-Berkiyye që ndodhet në perëndim të Adenit, jetën e humbën 9 persona.
Pas sulmeve ndaj forcave të sigurisë, vërehet një numër i madh i helikopterëve, ndërsa janë dëgjuar edhe shpërthime.