Zülfiya Yakup
18 Nëntor 2015•Përditësim: 18 Nëntor 2015
PRISHTINË (AA) - Pjesëtarët e njësive speciale të policisë, të armatosur dhe me maska në fytyrë, rrethuan ndërtesën në të cilën jeton Albin Kurti në Prishtinë, deputeti i Vetëvendosjes. Ndërkohë vijon kontrolli në banesën e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Mediat e Kosovës raportuan se Kurti nuk ishte në banesë. Thuhet gjithashtu se policia ka thyer derën e apartamentit, sepse nuk kishte asnjë përgjigje ndaj thirrjes së policisë për tu lejuar në apartament.
Deputetët e opozitës dje përsëri hodhën gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës për të bllokuar punën e parlamentit, ndërsa ka pasur edhe konfrontim të shkurtër fizik të Albin Kurtit me punonjësit e sigurisë të parlamentit.