Zülfiya Yakup
01 tetor 2015•Përditësim: 01 tetor 2015
PRISHTINË (AA) - Policia e Kosovës dhe EULEX -i, nga mëngjesi i sotëm po zbatojnë një aksion të madh në tërë territorin e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar se po zhvillohet aksioni në fjalë dhe se i njëjti është me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Hoxha nuk foli për detaje, sepse siç tha është në kompetenca të Prokurorisë Speciale.
Bëhet e ditur se po bastisen pronat private të gjykatësve, avokatëve, noterëve dhe personave tjerë, bartës të funksioneve publike, nën dyshimin se janë të përfshirë në krim të organizuar, korrupsion, dhe pasurim të paligjshëm.