Medin Halilovic
27 Shtator 2015•Përditësim: 27 Shtator 2015
BEOGRAD (AA) - Rreth një mijë persona u mblodhën sot pranë Stacionit të Autobusëve në Beograd për të shprehur indinjatën e tyre kundër fillimit të ndërtimit "Beogradi në ujë", raporton Anadolu Agency (AA).
Nisma "Nuk e japim Beogradin" më herët paralajmëroi protestë para ndërtesës të "Geozavod", në afërsi të vendit ku sot do të hidhet gur themeli, por kordoni policor pengoi afrimin e tyre në selinë e "Belgrade Waterfront".
Në rrugën Karagjorgjeva ku filloi protesta rreth orës 13 ndodhet një numër i madh i forcave policore.
Pjesëmarrësit mbajnë në duar pankarta me mbishkrimin "Nuk e japim Beogradin", "qyteti i kujt, qyteti ynë" dhe bërtisnin "Tradhëti", ku me bilbila dhe buri shkaktonin zhurmë.
"Ata duan të fshehin imazhin se qytetarët janë kundër këtyre mashtrimeve, ashtu që Kryeministri dhe të ftuarit e tij të mos e shohin paknaqësinë tonë. Do të bëhemi edhe më shum. Ata na kanë ndjekur, kurse ne vazhdojmë tutje", tha Lazoviq, njëri prej përfaqësuesëve të Nismës "Nuk e japim Beogradin".
Ndërkohë njoftohet se protestuesit do të organizojnë një marshim në vendin ku pritet të organizohet ceremonia e hedhjes së tehmelit.
Në tubim nuk kishite përfaqësues të partive opozitare, të cilët kanë njoftuar gjithashtu se edhe ata do të protestojnë projektin "Beogradin në ujë".
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç dhe drejtori i kompanisë IGL Hills, Mohammed al Abbar, të shoqëruar nga një numër të ftuarish, në orën 16 do të organizonin një ceremoni për hedhjen e themelit për ndërtimin e dy kullave të para në kuadër të projektit "Beogradi në ujë".