Mesut Zeyrek
18 Janar 2016•Përditësim: 18 Janar 2016
KËLN (AA) – Disa mijëra demonstrues mbrëmë u mblodhën në Këln të Gjermanisë për të protestuar për shkak të incidentit dhe sulmeve ndaj qindra grave gjatë mbrëmjes së Vitit të Ri në afërsi të stacionit hekurudhor në këtë qytet, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestat nën moton “Ecja e gruas në Këln” i organizuan disa shoqata joqeveritare të cilat luftojnë për të drejtat e grave.
“Respekt për gratë”, Dashuri, e jo urrejtje”, “Jo, diskriminimit gjinor” janë parullat të cilat mbanin demonstruesit e mbledhur në sheshin “Roncalliplatz”, në afërsi të katedrales në Këln. Protesta zgjati dy orë, e më pas pjesëmarrësit u shpërndanë në mënyrë të qetë.
Policia në Këln mori mbi 650 denoncime se në mbrëmjen e Vitit të Ri shumë gra kanë qenë objekt sulmi, ndërsa sipas përshkrimit të tyre dyshohet se sulmuesit kanë qenë migrantë. Policia për të ndihmuar hetimin u ofroi qytetarëve edhe shpërblim në shumën prej 10.000 eurove.