Mustafa Yıldırım,Şafak Yel
05 Janar 2017•Përditësim: 05 Janar 2017
IZMIR (AA) - Mësohet se pas shpërthimit në Izmir janë neutralizuar 2 terroristë, ndërsa vazhdojnë punimet për ndalimin e një terroristi tjetër, raporton Anadolu Agency (AA).
Në afërsi të gjykatës së qytetit Izmir të Turqisë ka ndodhur një shpërthim. Në vendngjarje janë dërguar një numër i madh i forcave policore dhe ambulancave.
Sipas informacioneve të marra, në afërsi të gjykatës së qytetit Izmir ka ndodhur një shpërthim. Pas shpërthimit janë dëgjuar të shtëna armësh.
Forcat policore të cilët janë duke kryer hetim në vendngjarje kanë ndërprerë qarkullimin e trafikut në rajon.
Lidhur me këtë incident ka nisur një operacion i gjerë në rajon.